RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Vizita e Zelenskyt në Uashington tregon se as Ukraina e as SHBA-ja s’duan paqe

rusia:-vizita-e-zelenskyt-ne-uashington-tregon-se-as-ukraina-e-as-shba-ja-s’duan-paqe

Rusia ka kritikuar ashpër vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Uashington dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për një luftë indirekte kundër saj, shkroi të enjten BBC-ja.

Presidenti Joe Biden ka premtuar 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë një sistem të avancuar raketor për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ruse, ndihmë të cilën e ka përshëndetur Zelensky.

Por, ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, tha se këto “veprime provokuese” do të çonin në një përshkallëzim me pasoja të rënda.

Moska është ankuar se nuk u dëgjuan thirrjet për paqe gjatë udhëtimit të Presidentit Zelensky në Uashington, teksa e përshkroi këtë udhëtim si provë se SHBA-ja po bënte luftë me Rusinë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se dërgimi i raketave Patriot nuk do ta pengonte Rusinë të arrijë qëllimet e saj gjatë “operacionit special ushtarak”.

“Bisedimet në Uashington kanë treguar se as Ukraina dhe as Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë paqe. Ato thjesht synojnë të vazhdojnë luftimet,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. /koha

Related posts

“Italia heq embargon 10 vjeçare ndaj aviacionit civil libian”

admin

Qendra Kulturore Turke në Gjermani pranon letër me kërcënim për vdekje

admin

Veniten shpresat për anëtarësim të shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në NATO

admin