RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rutte: Samiti i NATO-s në Ankara do të fokusohet te zbatimi dhe rezultatet konkrete

rutte:-samiti-i-nato-s-ne-ankara-do-te-fokusohet-te-zbatimi-dhe-rezultatet-konkrete

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot se samiti i ardhshëm në Ankara do të fokusohet në zbatimin e angazhimeve të marra në Samitin e Hagës vitin e kaluar, transmeton Anadolu.

“Samiti do të fokusohet shumë te zbatimi. Ne bëmë shumë në Hagë vitin e kaluar, por tani duhet të realizojmë atë që u vendos në Hagë”, tha Rutte në një video të publikuar në platformën amerikane X.

Ai shtoi se liderët do të diskutojnë mbi plane të besueshme të shpenzimeve, “duke siguruar që të gjitha vendet janë në rrugë për të arritur 5 për qind”.

Rutte ritheksoi se ka lajme të mira lidhur me rritjen e prodhimit industrial dhe “po ashtu sa i përket Ukrainës, duke siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të qëndruar sa më e fortë në luftë dhe natyrisht, për të qenë në pozicionin më të mirë të mundshëm kur të fillojnë negociatat e paqes”.

Related posts

BBC refuzon kërkesën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të quajtur Hamasin “terrorist”

Muhamet Ramadani

OKB: Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 10.382 civilë

admin

I dyshuar për lidhje me ISIS dhe për planifikimin e një sulmi terrorist në Evropë, policia holandeze arreston 29-vjeçarin

admin