RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rutte: Shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s u rritën në vitin 2025

rutte:-shpenzimet-e-mbrojtjes-te-nato-s-u-rriten-ne-vitin-2025

Aleatët evropianë tëja, shpenzuan shuma rekord për mbrojtjen në vitin 2025, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte.

Sipas një raporti të publikuar, shpenzimet u rritën me 19,6% në 574 miliardë dollarë.

Kjo rritje ishte edhe pak më e lartë se në vitin 2024, kur u regjistrua një rritje prej 19,4%.

“Shpenzimet dhe prodhimi i mbrojtjes së aleatëve duhet të rriten me shpejtësi, forcat tona të armatosura duhet të kenë atë që u nevojitet për të na mbajtur të sigurt dhe Ukraina duhet të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten tani”, tha Rutte.

“Qeveritë, parlamentet dhe qytetarët tanë duhet të jenë së bashku në këtë. Në mënyrë që të mund të vazhdojmë të mbrojmë paqen, lirinë dhe prosperitetin”, tha ai.

Pavarësisht rritjeve të fundit, shpenzimet ushtarake evropiane dhe kanadeze ende mbeten prapa shpenzimeve amerikane.

Edhe pse shpenzimet e mbrojtjes të Uashingtonit ranë pak, me më shumë se 838 miliardë euro, ato ishin ende dukshëm më të larta se ato të të gjithë aleatëve të tjerë së bashku.

Në vitin 2025, të 31 aleatët shpenzuan të paktën 2% të PBB-së për mbrojtje, duke përmbushur një premtim shpenzimesh të vendosur në vitin 2014.

Related posts

A po e minon Gjermania integrimin europian? Greqia e shqetësuar për kontrollet kufitare, rritet frika për një efekt domino brenda BE nëse vendet anëtare ndjekin të njëjtin shembull

admin

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

RTI

NATO dislokon trupa në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut: Mbajmë në nivel të lartë gatishmërinë!

admin