RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

rutte:-vetem-shba-ishte-ne-gjendje-te-eliminonte-kapacitetin-berthamor-te-iranit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se ishte “absolutisht thelbësore që Shtetet e Bashkuara të merrnin përsipër Iranin”.

Në një intervistë të dhënë gjatë samitit të Euronews për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Rutte theksoi se vetëm SHBA ishin “të afta të eliminojnë kapacitetin bërthamor të Iranit”.

Ai e përshkroi programin bërthamor iranian si një kërcënim potencial afatshkurtër “jo vetëm për Izraelin dhe Lindjen e Mesme”, por edhe për Evropën.

Rutte pranoi se lufta kundër Iranit kishte edhe “anët e saj negative”, por shtoi se investimet shtesë në mbrojtje do t’u mundësojnë vendeve evropiane “të kujdesen vetë për oborrin e tyre”. /tema

Related posts

Mbi 5.000 foshnja kanë lindur në Kiev që nga fillimi i luftës

admin

Erdogan: Gjenocidi në Gaza “minoi rëndë” vlerat universale të të drejtave të njeriut

RTI

Presidenti sirian: Siria dhe Izraeli kishin arritur gati 90 për qind të marrëveshjes, por pala izraelite u tërhoq

Muhamet Ramadani