RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rutte: Zbatimi i marrëveshjes dhe de-eskalimi i situatës duhet të bëhet nga të dyja palët

rutte:-zbatimi-i-marreveshjes-dhe-de-eskalimi-i-situates-duhet-te-behet-nga-te-dyja-palet

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen bazë të arritur në Bruksel si dhe të dy palët duhet të punojnë për de-eskalimin e situatës.

Ai shprehu bindjen se do të arrihet deri te de-eskalimi i situatës në veri, por tha se ende nuk kemi arritur atje.

Rutte në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Kurti dhe atë nga Luksemburgu tha se nga bisedat në Beograd dhe Prishtinë ka parë gatishmëri për qetësim të situatës, përcjell teve1.info

“Isha shumë i lumtur në shkurt me arritjen e një marrëveshjeje bazë në Bruksel dhe atë të Maqedonisë Veriore, kur u vendos për implementimin e marrëveshjes. Por që nga atëherë janë rritur tensionet. Por duhet të fokusohemi për de-eskalimin në bazë të udhërrëfyesit të BE-së. Implementimi duhet të bëhet nga të dy palët dhe de-eskalimi duhet të bëhet nga të dyja palët. Këtë shpresoj, jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. Kam parë në Beograd dhe këtu se të gjithë janë për eskalim të situatës. Por duhet t’i përmbahemi procesit të drejtuar nga BE dhe ndihmuar nga SHBA. Jam i sigurt se do të arrijmë atje por ende nuk kemi arritur”, tha ai.

Related posts

Erdoğan bisedon me kryeministrin irakian: Turqia synon rritjen e bashkëpunimit

admin

Më 14 qershor në Gjakovë mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive

rezart morina

Çanak: Vulin është spiun i Rusisë, do të ketë sanksione të tjera

admin