RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sa kushton haxhi në vendet e rajonit?

sa-kushton-haxhi-ne-vendet-e-rajonit?

Ndonëse me çmime tejet të larta për dallim nga viti i kaluar, numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite, madje duke e tejkaluar numrin e vizave të parapara.

Si çdo vit të zakonshëm, edhe kësaj radhe besimtarët myslimanë po bëhen gati për ta kryer haxhin si njërin ndër pesë shtyllat kryesore të islamit.

Ndërkohë Bashkësitë Fetare Islame në vendet e rajonit kanë publikuar çmimet të cilat për dallim nga viti i kaluar, janë rritur edhe më shumë.

Në vazhdim, TRT Balkan ju njofton për kushtet e vendeve nga rajoni lidhur me organizimin e këtij rituali fetar.

Maqedonia më e shtrenjta

Për dallim nga vendet e tjera të rajonit, Bashkësia Fetare e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) ka publikuar çmimet më të shtrenjta për organizimin e haxhit.

Rijaseti i BFI-së në RMV në krye me Reis ul Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetahu kanë vendosur që aranzhmani i haxhit 2023 do të jetë 6.550 Euro (ku përfshihen të gjitha harxhimet), ndërsa qëndrimi i haxhive në haxh do të jetë 23 netë në Meke, 5 net në Medine.

Në lidhje me çmimin e rritur, BFI-ja theksoi se kjo po ndodh për shkak të rritjes së të gjitha çmimeve dhe vendosjes së TVSh-së e cila nuk ka qenë më parë.

Vitin e kaluar çmimi i haxhit në RMV ka qenë për 850 euro më pak, gjegjësisht 5.700 euro.

Ndonëse me çmime të larta, numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta nga RMV-ja do të jenë 2.030 haxhinj.

Për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijë personave nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024.

Bosnjë e Hercegovina e dyta për nga shtrenjtësia

Rijaseti i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë, pas një shqyrtimi shterues të të gjitha segmenteve të pelegrinazhit të këtij viti dhe pranimit të çmimeve aktuale të transportit, akomodimit dhe taksave në Arabinë Saudite, vendosi që çmimi i haxhit të këtij viti të jetë 6.463 euro për person.

Shkuarja në haxh nga Bosnjë e Hercegovina vitin e kaluar ka qenë 6.134 euro.

Organizuar nga Bashkësia Islame, siç është planifikuar, këtë vit në Haxh do të udhëtojnë gjithsej 2.200 persona, prej të cilëve 1.960 janë nga Bosnjë e Hercegovina dhe 240 nga diaspora.

Sipas orarit të planifikuar, grupi i parë i Haxhit do të niset më 13 qershor 2023.

Kosova dhe Mali i zi më pak dhe më lirë

Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit do të jetë 6.350 euro.

Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite dhe aviotransporti. Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5.700 euro.

Ndonëse me kërkesa më të larta, nga Kosova për në haxh do të udhëtojnë vetëm 1.500 persona, aq sa viza janë siguruar nga Rijaseti i BFI-së.

Po ashtu, edhe Administrata për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame në Mal të Zi ka filluar me regjistrimin e haxhinjve për haxhin e këtij viti deri më 10 maj 2023.

Çmimi i haxhit në Mal të Zi kushton 630 euro, apo 1.100 euro më shumë se vitin e kaluar, që kushtonte vetëm 5.200 euro.

Deri tani ende nuk ka informacione se sa është numri i përgjithshëm i të interesuarve, mirëpo nga praktika e përgjithshme e viteve të kaluara nga Mali i Zi nuk udhëtojnë më shumë se 200 persona.

Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë kufizime sa i përket moshës ose kritereve të tjera si vaksinat e Covid-19 që duheshin përmbushur vitin e kaluar. /trt

Related posts

25 vjet nga vrasja e civilëve në tregun e gjelbër në Mitrovicë, Kurti: Të mos e harrojmë të kaluarën e errët

admin

Marrëveshja e Ohrit dhe plani i zbatimit, Kurti takon ambasadorë QUINT-it

admin

Zyra e medias e Gazës publikon shifra të përditësuara të ‘gjenocidit’ që vazhdon

rezart morina