RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Marrëveshja e Ohrit dhe plani i zbatimit, Kurti takon ambasadorë QUINT-it

marreveshja-e-ohrit-dhe-plani-i-zbatimit,-kurti-takon-ambasadore-quint-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog​, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në takim u diskutua për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit.

Po ashtu thuhet se kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi informuan përfaqësuesit diplomatikë mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim.

“Ata shprehën përkushtimin e tyre të plotë për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes. Kërkuan gjithashtu që procesi i anëtarësimit të Republikës se Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit të Republikës së Kosovës në BE të procedohet me shpejtësi si dy veprime fillestare të partnerëve tanë, që do të duhej të derivojnë nga dakordimi rreth Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të zbatimit të saj”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Related posts

Gjykata Themelore në Prishtinë merr vendim për dy serbët që sulmuan ushtarët e KFOR-it në veri

admin

Japonezët heqin maskat mbrojtëse dhe ndjekin kurse për të rikthyer buzëqeshjen

rezart morina

Lajçak pas takimit me Kurtin: Duam normalizim, jo konfrontim

rezart morina