RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sa miliona euro janë bllokuar si rezultat i masave ndaj Kosovës?

sa-miliona-euro-jane-bllokuar-si-rezultat-i-masave-ndaj-kosoves?

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të vendosura një vit më parë kanë pasur ndikim negativ në ekonominë e vendit. Kështu vlerësojnë partitë opozitare dhe njohësit e ekonomisë, ku sipas tyre rreth 300 milionë euro janë bllokuar nga BE-ja.

Derisa ngrisin shqetësime se Kosovës mund të mos i disbursohen as mjetet nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dy ditë më u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti thotë se për shkak të masave janë bllokuar 300 milionë euro. Kjo sipas tij i bie se janë bllokuar edhe 600 milionë euro të tjera të cilat mungojnë në qarkullimin e përditshëm ekonomik.

“Sa i përket projekteve që janë bllokuara nga masat e BE-së janë rreth 300 milionë euro…Një ekonomist me dije elementare e kupton që kur bllokohen 300 milionë euro, ato i bllokojnë edhe 300 apo 600 milionë tjera që mungojnë në qarkullimin e përditshëm ekonomik në vend, sepse kjo është edhe një nga arsyet pse ne sot kemi rritje rekord më të ulët ekonomike se sa në qeveritë e mëparshme. Shpresoj që Kosova mos të përjashtohet përfundimisht nga Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor që ka BE-ja, por me këtë qasje që po shohim, vështirë të shohim diçka konkrete nga realizimi i këtij plani në rastin e Kosovës. Më vjen keq që sot nuk është materializuar, përdorur mbështetja e BE-së nga Qeveria e Kosovës, për të vazhduar autostradën deri në mendarë, 22 km që ka qenë e paraparë si mbështetje për Kosovën, ndërkohë që Serbia është duke i shfrytëzuar këto fonde për të vazhduar autostradën deri në kufi”, thotë Hoti.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian sipas deputetit të AAK-së, Pal Lekaj kanë dëmtuar Kosovën në aspektin ekonomik.

Ai thotë se BE-ja nuk duhet të sanksionojë Kosovën për shkak të një kryeministri, pasi në pyetje janë qytetarët e vendit.

“Duhet një angazhim permanent i qeverisë, një koordinim me faktorin ndërkombëtar e në këtë rast me Bashkimin Evropian, sepse kjo qeveri i ka sjell këto masa për mos koordinim, për pakujdesi ndaj atyre që na kanë ndihmuar dhe po investojnë në Kosovë”, thotë Lekaj.

Ndërkaq, kryetri i Dhomës së Tregtisë e Indistrisë, Skënder Krasniqi, thotë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës po ndikojnë në moszhvillimin ekonomik të vendit.

“Një rritje e bashkëpunimit e qeverisë me bizneset dhe aleatët tonë do të ndikonte që të kemi një gjendje tjetër, qoftë në uljen e inflacionit, rritjen e punësimit, rritjen e prodhimit vendor dhe rritjen e eksportit, sepse ne kemi pas një rritje shumë të madhe të importit, ndërsa eksporti nuk ka pas rritje krahasim me atë të importit”, thotë Krasniqi për KP.

Në anën tjetër, deputeti nga partia në pushtet, Armend Muja thotë se në kuptim të projekteve të BE-së, mund të jenë afektuar rreth shtatë milion euro, derisa shton se këto masa të padrejta duhet të hiqen.

Mësohet se në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Por, si kompromis pritet që këto masa të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.

Related posts

Finlanda hap poligone të reja qitjeje për të forcuar mbrojtjen kombëtare

admin

Superarma e Vladimir Putin, SHBA e shqetësuar për lëvizjet e fundit të shefit të Kremlinit

admin

Përleshje të reja në Sudan pavarësisht armëpushimit

rezart morina