RTV AHIRETI
Shëndetësi

Sa të stresuar jeni? Testi i psikologut japonez zbulon nëse i keni të nevojshme disa pushime

sa-te-stresuar-jeni?-testi-i-psikologut-japonez-zbulon-nese-i-keni-te-nevojshme-disa-pushime

Kur hyni në testin e këtij psikologu japonez Akiyoshi Kitaoka, atëherë tashmë jeni pjesë e eksperimentit.

Akoyoshi Kitaoka, profesor i psikologjisë eksperimentale në Universitetin Ritsumeikan në Kioto, e kalon kohën e lirë duke u përpjekur të kuptojë më mirë perceptimin vizual. Kjo është arsyeja pse ai shpesh krijon vetë iluzione optike dhe më të mirat i ndan në llogarinë e tij në Twitter.

Disa nga iluzionet e tij mund të zbulojnë se sa shumë stres keni.

Dëshironi ta provoni?

Mjafton ta shikoni këtë foto për 20 sekonda dhe të shihni nëse rrathët lëvizin. Pastaj ju duhet të përqendroni shikimin tuaj në diçka të bardhë dhe statike, të themi një mur.

Nëse pamjet mbeten të palëvizshme, psikologu thotë se nuk jemi nën stres të tepruar. Nëse rrathët rrotullohen ngadalë, ndoshta kemi nevojë për një mini-pushim dhe nëse vrapojnë në rreth, psikologu thotë se është koha e duhur për një pushime të gjata!

Related posts

Pesë veprime të zakonshme të pirjes së kafesë që duhet t’i shmangni

Irfan Jahiu

Një filxhan kafe ju ndihmon në humbjen e peshës

Muhamet Ramadani

Nga parandalimi i sëmundjeve të zemrës tek astma, këto janë përfitimet nga konsumi i shalqirit

admin