RTV AHIRETI
Kuzhinë

Sallatë me mish të grirë dhe lakër

sallate-me-mish-te-grire-dhe-laker

Ushqim me shije fantastike

Përbërësit:

– 450 g mish të grirë,
– 1/2 filxhan ujë,
– 1 lugë çaji speca të bluar,
– 1 lugë çaji qimnon,
– 200 g lakër,
– 1 qepë të kuqe,
– 1-2 domate,
– 1 avokado,
– 100 gr djathë cheddar,
– pak kos,
– salcë,
– koriandër.

Përgatitja:

Skuqni mishin e grirë në një tigan me pak vaj, më pas hidhni ujë dhe kripë, më pas spërkateni me piper të grirë dhe qimnon.

E trazojmë dhe e lëmë të ziejë edhe për disa minuta (derisa të jetë gati).

Në një enë sallate përzieni lakrën e prerë në rripa ose të grirë, më pas shtoni qepën e kuqe të prerë në brinjë, mishin e grirë, avokadon e grirë dhe domaten.

Përzieni dhe spërkastni me djathë të grirë, i hidhni kosin, salcën tako dhe e spërkatni me koriandër.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Sallatë me mish të grirë dhe lakër appeared first on Telegrafi.

Related posts

Mish i shijshëm përplot lëng me kore kërcëlluese!

rezart morina

Pure e kungulleshkave: Është më e lehtë dhe ka më pak kalori se ajo klasike

rezart morina

Supë me kocka: Për shkak të një gabimi, vitaminat dhe mineralet humbasin

rezart morina