RTV AHIRETI
Kuzhinë

Sallatë proteinash: Racioni i preferuar i Rihannës nuk kushton shumë, ndërkaq është shumë i ushqyeshëm

sallate-proteinash:-racioni-i-preferuar-i-rihannes-nuk-kushton-shume,-nderkaq-eshte-shume-i-ushqyeshem

Këngëtarja amerikane, Rihanna, ka zbuluar recetën për racionin e saj të preferuar

Fjala është për sallatë proteinash, e cila ju mbron në afat të gjatë dhe furnizon organizmin tuaj me përbërës ushqyes.

Ylli i Barbadosit, Rihanna, ka treguar që përbërësi kryesor i sallatës së saj janë qiqrat (leblebitë) – të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, albuminave dhe fibrave bimorë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm (për një person):

– 100 g qiqra të ziera,
– ½ kastraveci të vogël,
– ½ domateje të vogël,
– 2 feta qepë,
– kripë dhe piper sipas dëshirës,
– 1 lugë vaj ulliri,
– fletë borziloku për dekorim.

Udhëzim:

1. Para zierjes qiqrat qitni në ujë, në mënyrë që të bymehen – më mirë është t’i qitni në ujë gjatë natës.

2. Grini qepën, kastravecin dhe domaten dhe në një enë përzieni këto perime me qiqrat.

3. Përbërësit përzieni mirë, shtoni kripën, piperin dhe vajin e ullirit.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

The post Sallatë proteinash: Racioni i preferuar i Rihannës nuk kushton shumë, ndërkaq është shumë i ushqyeshëm appeared first on Telegrafi.

Related posts

Tortë me dredhëza dhe kremin më të bukur me çokollatë

rezart morina

Biskota ylberi për fëmijët tuaj!

RTI

Krem shtëpiak nga lajthitë: Pa kurrfarë aditivësh, duhet ta ketë çdokush në shtëpi!

rezart morina