Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, mbrëmjen e sotme është ftuar në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.
Kështu kanë bërë të ditura burime për teve1.info nga Komuna e Skenderaj.
Të njëjtat thanë se për momentin nuk dihet pse është ndaluar Lushtaku dhe se nuk kanë kontaktuar me të.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.
Lidhur me këtë Artan Qerkini, avokat i Selimit, tha se bastisja u krye nën dyshimin se ka prova për pengim të administrimit të drejtësisë, porse klienti i tij nuk është i dyshuar.
Avokati Qerkini u ankua për shkelje të të drejtave kushtetuese të Selimit. Ndërkaq, ai paralajmëroi ankesë për urdhrin e Gjykatës.