RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sánchez i premton Ukrainës ndihmë me vlerë 55 milionë euro

sanchez-i-premton-ukraines-ndihme-me-vlere-55-milione-euro

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez premtoi një ndihmë të re për Ukrainën me vlerë 55 milionë euro (60.1 milionë dollarë) gjatë vizitës së tij dje, në Kiev.

“Fondet synojnë të ndihmojnë në financimin e kompanive të vogla dhe të mesme në Ukrainë”, tha Sanchez gjatë fjalimit të tij në parlamentin ukrainas.

Sánchez mbërriti në Kiev dje në mëngjes, ditën e parë të presidencës gjashtëmujore të Madridit në Bashkimin Evropian.

Qëllimi i vizitës së tij, ishte të përcillte në Ukrainë solidaritetin e vazhdueshëm të Evropës me vendin e luftuar.

“BE-ja do ta ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, pavarësisht nga çmimi që duhet paguar”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij në Verkhovna Rada, parlamenti ukrainas, Sánchez kujtoi se BE-ja përfaqëson një projekt paqeje, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore për të parandaluar luftëra të reja.

“Evropa është e hapur për ata që e aspirojnë atë, ne do të mbështesim aspiratat e Kievit për anëtarësim në BE”, tha ai. /atsh

Related posts

Prokurorit të Shtetit i vidhen dokumente personale brenda banesës së tij në Prishtinë, rasti po hetohet

admin

Osmani për vizitë në Shqipëri më 4 dhe 5 shtator, publikohet agjenda

rezart morina

Të ftosh në Islam, është art.

admin