RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sanchez: Rrjete ruse dhe izraelite përhapën lajme të rreme për Ceutën

sanchez:-rrjete-ruse-dhe-izraelite-perhapen-lajme-te-rreme-per-ceuten

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez akuzoi rrjete të lidhura me Rusinë dhe Izraelin se kanë përhapur dezinformata gjatë krizës së fundit të emigracionit në Ceuta.

Në një intervistë për Cadena SER, Sanchez tha se ishte shtrembëruar një vendim i Gjykatës së Lartë spanjolle, duke krijuar përshtypjen se emigrantët që hynin në Ceuta duke notuar nuk mund të ktheheshin në kufi. Sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

Sanchez e lidhi përhapjen e dezinformatave edhe me atë që e quajti një “internacionale të ekstremit të djathtë”, e cila, sipas tij, përdor çështjen e emigracionit për të sulmuar Spanjën dhe për të përçarë Evropën.

Sipas kryeministrit spanjoll, rreth 70 mijë persona hynë në Ceuta më 30 dhe 31 korrik, ndërsa rreth 90% e tyre janë kthyer tashmë në Marok.

Related posts

Kryediplomati sirian: Nuk shihet gatishmëri nga SDF-ja për integrimin

Muhamet Ramadani

Reshjet e dendura dhe erërat e forta rëndojnë jetën e të zhvendosurve në Gaza

admin

Biden: SHBA-ja e gatshme të dërgojë mjete shtesë ushtarake në rajon për të ndihmuar Izraelin

admin