Senatori i pavarur amerikan, Bernie Sanders tha se pas vendimit të Kanadasë për të ndaluar shitjet e armëve për Izraelin “SHBA-ja nuk duhet t’i sigurojë as edhe një qindarkë tjetër makinës luftarake të (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu-t”, transmeton Anadolu.
Në postimin e tij në platformën e mediave sociale X, Sanders vlerësoi vendimin e Kanadasë për të ndaluar eksportet e armëve për Izraelin.
“Parlamenti i Kanadasë votoi në drejtim për të ndaluar shitjet e armëve për Izraelin. Ata kanë absolutisht të drejtë ta bëjnë këtë”, deklaroi senatori Sanders.
Duke vënë thekin se për shkak të urisë në rritje dhe fatkeqësisë humanitare në Gaza, pret të njëjtin hap edhe nga qeveria amerikane Sanders tha: “SHBA-ja nuk duhet t’i sigurojë as edhe një qindarkë tjetër makinës luftarake të (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu-t”.
Parlamenti kanadez miratoi dje mocionin që kërkon ndalimin e shitjes së armëve për Izraelin.
Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly njoftoi se në të ardhmen do të ndalonin eksportet e armëve për Izraelin dhe se kjo lëvizje do të jetë një hap real, jo simbolik.