RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sanders: SHBA nuk duhet t’i sigurojë as edhe një qindarkë makinës luftarake të Netanyahut

sanders:-shba-nuk-duhet-t’i-siguroje-as-edhe-nje-qindarke-makines-luftarake-te-netanyahut

Senatori i pavarur amerikan, Bernie Sanders tha se pas vendimit të Kanadasë për të ndaluar shitjet e armëve për Izraelin “SHBA-ja nuk duhet t’i sigurojë as edhe një qindarkë tjetër makinës luftarake të (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu-t”, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në platformën e mediave sociale X, Sanders vlerësoi vendimin e Kanadasë për të ndaluar eksportet e armëve për Izraelin.

“Parlamenti i Kanadasë votoi në drejtim për të ndaluar shitjet e armëve për Izraelin. Ata kanë absolutisht të drejtë ta bëjnë këtë”, deklaroi senatori Sanders.

Duke vënë thekin se për shkak të urisë në rritje dhe fatkeqësisë humanitare në Gaza, pret të njëjtin hap edhe nga qeveria amerikane Sanders tha: “SHBA-ja nuk duhet t’i sigurojë as edhe një qindarkë tjetër makinës luftarake të (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu-t”.

Parlamenti kanadez miratoi dje mocionin që kërkon ndalimin e shitjes së armëve për Izraelin.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly njoftoi se në të ardhmen do të ndalonin eksportet e armëve për Izraelin dhe se kjo lëvizje do të jetë një hap real, jo simbolik.

Related posts

“Më ngacmon mendjen, je shumë simpatik” – Edhe princesha e Kurorës së Norvegjisë del në dosjen e Epstein, dalin bisedat me pedofilin e dënuar

admin

30 ditë paraburgim tre serbëve të dyshuar për krime lufte

Muhamet Ramadani

Sudan: 43 fëmijë mes 79 civilëve të vrarë nga sulmi me dron i RSF në South Kordofan

Muhamet Ramadani