RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Sarrazin takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e Kosovës në veri

​sarrazin-takohet-me-komandantin-e-kfor-it:-denojme-vendimin-e-kosoves-ne-veri

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin po qëndron sot për vizitë në Kosovë.

Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ai është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX-in, KFOR-in, Qeverinë e Kosovës, serbët e Kosovës në Mitrovicë . Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për çështjen e dialogut.

“Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij.”, ka shkruar tutje ai.

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në orën 10:00 do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Related posts

Franca heq vizat për Marokun

admin

Incidenti i Osmanit, kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Gashi dhe dy policëve

admin

Një moment i ri për Biden? Këshilltari demokrat: Po dëgjon këshillat, nuk dihet se kur do të marrë një vendim

admin