RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Armët e furnizuara nga Gjermania nuk do të përdoren për të sulmuar territorin rus

scholz:-armet-e-furnizuara-nga-gjermania-nuk-do-te-perdoren-per-te-sulmuar-territorin-rus

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha dje në mbrëmje se armët e furnizuara nga Gjermania në Ukrainë nuk do të përdoren gjatë sulmeve në territorin rus.

“Rusia sulmoi Ukrainën dhe kjo është arsyeja pse Ukraina kërkon të mbrohet”, tha Scholz gjatë një vizite në kryeqytetin estonez të Talinit.

“Dhe në të njëjtën kohë, është e qartë se armët që kemi furnizuar do të përdoren vetëm në territorin ukrainas”, shtoi ai.

Scholz iu referua një deklarate të ngjashme të presidentit amerikan për “The New York Times”, në të cilën Biden tha se SHBA-ja nuk synon të nxisë Ukrainën të godasë përtej kufijve të saj.

Në fillim të vitit, Scholz tha se ishte arritur një konsensus me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas të cilit armët gjermane nuk do të përdoreshin për sulm në territorin rus.

“Ne ua kemi bërë të qartë ukrainasve se nuk duam që pajisje ushtarake të prodhuara dhe të furnizuara nga SHBA-ja të përdoren në territorin rus për të sulmuar Rusinë”, tha drejtori i komunikimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby për CNN. /atsh

Related posts

Turqia shpresë për sirianët e sëmurë me kancer

admin

Rusia vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që dënon aneksimin e territoreve ukrainase

admin

I dyshuari i dytë për sulmet në Kanada vdes pas arrestimit

admin