RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Bota duhet ta ndajë barrën e varfërisë

scholz:-bota-duhet-ta-ndaje-barren-e-varferise

Përgjegjësia e përbashkët është parësore në luftën kundër urisë, varfërisë dhe ndryshimeve klimatike, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në samitin për një Pakt të ri Financimi Global, në Paris, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 100 shteteve.

“Shumë vende, veçanërisht në jugun global, kanë sfida të mëdha për të kapërcyer”, tha Scholz.

“Gjithsesi, shumë gjëra bëhen bashkë, sfida për të luftuar urinë dhe varfërinë, dhe më pas masat e nevojshme për të trajtuar ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu. Është thelbësore të njihet përgjegjësia e përbashkët dhe të diskutohet se si mund të arrihet kjo”, theksoi ai.

Scholz gjithashtu bëri thirrje për bashkëpunim më të madh në partneritete për një tranzicion të drejtë energjetik në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Mundësitë e zhvillimit duhet të jenë gjithashtu të qëndrueshme, ndërkohë që duhet të bëhet progres për të siguruar që lëndët e para të përpunohen fillimisht në vend”, sipas liderit gjerman.

Udhëheqësit kombëtarë, si dhe krerët e organizatave ndërkombëtare dhe bankave të zhvillimit u takuan në samit për të diskutuar arkitekturën financiare globale dhe një sistem financiar të bazuar në solidaritet për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të luftuar varfërinë. /atsh

Related posts

Takimi Xhaferi – Papa: Selia e shenjtë do të ketë përfaqësi në Shkup

admin

“Ferrari” u shkrumbua pasi ecte me 200 km në orë. Pas shqiptarit, identifikohet viktima e dytë. Kush modelja. 40-vjeçari la gruan me fëmijët në shtëpi

admin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së alarm për rritjen e nivelit të ujit në Oqeanin Paqësor, Guterres: Rrezik për një katastrofë globale

admin