Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania e ka nën kontroll krizën energjetike për muajt e ardhshëm të dimrit.
Scholz shtoi se ka rezerva gazi, terminale të gazit natyror të lëngshëm, kontrata të reja furnizimi, furnizim të termocentraleve me qymyr dhe funksionim të centraleve bërthamore.
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që çmimet e energjisë të rriten në të gjithë Evropën, ndërsa qeveritë përpiqen për alternativa ndaj gazit rus, Moska ka frenuar furnizimet.
Gjermania është veçanërisht e goditur nga kriza energjetike për shkak se furnizohej nga Rusia.
Kancelari shtoi se qeveria nuk mund të subvencionojë plotësisht rritjen e çmimit të energjisë.
“Por ne po e reduktojmë atë në një nivel të tolerueshëm. TVSH-ja për gazin dhe ngrohjen qendrore do të ulet”, theksoi ai.
Scholz bëri të ditur se ”kushtet për uljen e çmimit të gazit, ngrohjes dhe energjisë elektrike për familjet dhe bizneset private janë vendosur tashmë. Ato do të hyjnë në fuqi më 1 mars”. /atsh