RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: 45,000 gra dhe vajza u vranë nga familjarët e tyre më 2021

okb:-45,000-gra-dhe-vajza-u-vrane-nga-familjaret-e-tyre-me-2021

Më shumë se pesë gra dhe vajza vriten çdo orë nga një familjar i tyre, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara mbi vrasjen e grave dhe vajzave.

Një raport i publikuar të mërkurën tregoi se 45,000 gra dhe vajza u vranë nga bashkëshorti, partneri apo një anëtar tjetër i familjes.

UN Women dhe Zyra e OKB-së mbi Krimin kanë thënë se të dhënat janë “shumë alarmante”, por numri i vërtetë i vrasjeve të grave dhe vajzave – ku ato vriten për shkak të gjinisë – ka gjasa të jetë më i lartë, raportoi The Guardian.

Vitin e kaluar, numri më i lartë i vrasjeve të grave dhe vajzave nga duart e të afërmve të tyre ishte në Azi, me 17,800 vdekje. Megjithatë, studimi tregoi se gratë e vajzat në Afrikë ishin më në rrezik të vriteshin nga familjarët. Shkalla e vrasjeve të lidhura me gjininë në shtëpi llogaritej 2.5 për 100,000 të popullsisë femërore në Afrikë, krahasuar me 1.4 në Amerikë, 0.8 në Azi dhe 0.6 në Evropë.

Pandemia me COVID-19 më 2020 përkoi me një rritje të theksuar në vrasjet e grave dhe vajzave në Amerikën Veriore dhe në Evropë. Të dhënat nga 25 shtete në Evropë dhe Amerikë treguan se rritjet ishin për shkak të vrasjeve të kryera nga anëtarë të familjes përveç bashkëshortëve dhe partnerëve. /koha

Related posts

Egjipti bën thirrje për presionin ndaj Izraelit për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza

rezart morina

Stoltenberg: Rusia të kuptojë se nuk do të ketë fitues në një luftë bërthamore

admin

Një vit nga tragjedia në Gllogjan, prokuroria thotë se është në fazë të hetimeve “intensive”

admin