RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Gjermania nuk do t’i kthehet energjisë bërthamore

scholz:-gjermania-nuk-do-t’i-kthehet-energjise-berthamore

Gjermania nuk do t’i kthehet energjisë bërthamore për shkak të kohës së gjatë të ndërtimit dhe kostove të larta, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz, transmeton Anadolu.

“Nëse dikush vendos të ndërtojë një termocentral bërthamor tani, ai do të jetë gati për 15 deri në 20 vjet, sipas afateve aktuale të ndërtimit. Deri atëherë ne duhet të kishim zgjidhur të gjitha problemet tona që lidhen me të”, tha Scholz gjatë një vizite në shkollë në shtetin e Baden-Wurttemberg.

Scholz tha se energjia elektrike e prodhuar nga centralet bërthamore është më e shtrenjtë se ajo e prodhuar nga era, dielli apo burime të tjera.

Duke shtuar se edhe rezervat e uraniumit janë të kufizuara, Scholz theksoi se do të shihet se cili vendim për prodhimin e energjisë elektrike është më fitimprurës dhe më efikas në dy dekadat e ardhshme.

Ekonomia më e madhe e Bashkimit Evropian (BE) vendosi të heqë dorë nga energjia bërthamore në vitin 2011, pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë, por industria gjermane dhe partitë opozitare kanë kërkuar së fundmi zgjerimin e termocentraleve.

Gjermania mbylli reaktorët e saj të fundit bërthamorë vitin e kaluar, duke shënuar fundin e epokës bërthamore të vendit pas më shumë se 60 vjetësh.

Related posts

Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore brenda natës rreth Palestinës

admin6

Analiza e VOA: Për çfarë shpenzohen në SHBA fondet që miratohen për Ukrainën?

admin

Therje me thikë në Gjilan, vdes një person

admin