Kancelari gjerman Olaf Scholz ka theksuar se lejimi i Ukrainës që të përdorë armët e ofruara nga Gjermania për të goditur objektivat në Rusi nuk do të çojë në ndonjë përshkallëzim dhe është i nevojshëm për vetëmbrojtje.
Këto komente kancelari gjerman i bëri gjatë një interviste dhënë për të përditshmen gjermane Rheinsche Post.
“Ne jemi të bindur se kjo nuk do të çojë në një përshkallëzim sepse – siç ka thënë edhe presidenti i SHBA-së – është vetëm çështja e aftësisë për të mbrojtur një qytet të madh si Kharkivi, për shembull”, tha ai.
Ai shtoi se vendimi është marrë me kujdes, në konsultim me partnerët. /Telegrafi/
The post Scholz: Lejimi i Ukrainës për të goditur objektivat në Rusi me armë gjermane nuk kërcënon përshkallëzimin first appeared on Radio Televizioni Iliria.