Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka premtuar mbështetjen e Gjermanisë për Moldavinë në përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe për t’i rezistuar përpjekjeve ruse për destabilizim, gjatë një vizite në Bukuresht, Rumani.
“Moldavia është pjesë e familjes sonë evropiane”, tha Scholz në Bukuresht pas takimit me presidentin rumun, Klaus Iohannis dhe presidenten moldave, Maia Sandu.
“Moldavia do të ketë mbështetjen tonë në këtë rrugëtim”, shtoi ai.
Scholz shprehu shqetësimin për përpjekjet për të destabilizuar Moldavinë.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i çdo shteti është i pacenueshëm. Për këtë arsye, ne po mbështesim Moldavinë në mbrojtjen kundër destabilizimit nga Rusia”, tha ai.
Scholz falënderoi gjithashtu Sandu për solidaritetin ndaj Ukrainës dhe për pranimin e refugjatëve të luftës.
Kancelari vlerësoi ndihmën e Rumanisë në furnizimin me energji të Moldavisë, duke vënë në dukje se Gjermania e kishte ndihmuar Moldavinë të paguante faturat e saj të energjisë.
“Kohezioni dhe solidariteti janë rend i ditës në një kohë ku politikat imperialiste po kërcënojnë arritjet tona demokratike dhe sigurinë tonë të përbashkët në Evropë”, tha Scholz.
Delighted to join President @KlausIohannis and Chancellor Olaf Scholz @Bundeskanzler at a trilateral meeting in Bucharest today.
Our discussions reaffirmed our strong ties and shared interest in ensuring European security in the face of Russia’s aggression against #Ukraine. pic.twitter.com/yLpOZdGpce
— Maia Sandu (@sandumaiamd) April 3, 2023