RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz në favor të pranimit të Bashkimit Afrikan në G20

scholz-ne-favor-te-pranimit-te-bashkimit-afrikan-ne-g20

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur në favor të pranimit të Bashkimit Afrikan (AU) në grupin e (G20) .

“Kjo diktohet nga respekti për kontinentin dhe shtetet e tij të shumta dhe gjithashtu popullsinë e tij në rritje”, tha Scholz në fillim të udhëtimit të tij treditor në Bashkimin Afrikan.

Kancelari tha se ishte optimist se G20 do të vendoste të pranonte AU në të ardhmen e parashikueshme.

“Ka pasur shumë diskutime dhe pritet një mbështetje e gjerë dhe në rritje për këtë”, shtoi ai

“Pranimi i AU mund të ketë sukses në një të ardhme jo shumë të largët”, tha Scholz pas bisedimeve me kryetarin e Komisionit të AU, Musa Faki.

Aktualisht, G20 përfshin 19 vende dhe Bashkimin Evropian, duke përfshirë shtetet më të populluara në botë dhe ekonomitë më të mëdha.

Samiti i këtij viti do të zhvillohet në Indi në muajin shtator.

Nga Afrika, vetëm Afrika e Jugut i është bashkuar deri më tani, një vend që aktualisht shihet me skepticizëm nga Perëndimi për shkak të afërsisë me Rusinë.

Afrika e Jugut ka abstenuar gjithmonë nga votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për dënimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe formon grupin e shteteve BRICS me Kinën, Rusinë, Indinë dhe Brazilin. /atsh

Related posts

Polonia nis ndihmën e saj për Turqi

rezart morina

Qeveria Gjermane ua vazhdoi mandatin e ushtarëve gjermane në Kosovë

admin

Gjenden mbetje mortore në Podujevë

rezart morina