RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 30% e nxënësve të shkollave të mesme në RMV dhunojnë bashkëmoshatarët – VIDEO

rreth-30%-e-nxenesve-te-shkollave-te-mesme-ne-rmv-dhunojne-bashkemoshataret-–-video

25 deri në 30 për qind e nxënësve të shkollave të mesme kryejnë një formë të dhunës ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, sipas një analize të sektorit joqeveritar të bërë vitin e kaluar në RMV. Kështu ka deklaruar për MIA kryetari i Këshillit shtetëror për parandalimin e krimit ndaj të miturve, njëherësh edhe kryetar i Gjykatës Themelore të Kavadarit, Lazar Nanev. Ai theksoi se sipas asaj analize shqetësuese, rreth 14 për qind e fëmijëve konfirmojnë se kanë qenë viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve apo bullizmit për një periudhë të gjatë kohore.

“Dhuna nga bashkëmoshatarët është temë që ka marrë vëmendje gjatë periudhës së kaluar, nga avokatët, psikologët, edukatorët, veçanërisht nga sektori joqeveritar. Kjo dhunë vjen si pasojë e shtrembërimit të vlerave në shoqëri. Fëmijët që kryejnë këtë lloj dhune zakonisht duan të tërheqin vëmendje. Në fillim ka pasur vetëm dhunë verbale dhe fizike nga bashkëmoshatarët, me tallje, por tani ka edhe dhunë psikologjike me kërcënime, dhunë përmes rrjeteve sociale”.

Nanev sqaron se dhuna e bashkëmoshatarëve, nëse nuk njihet dhe parandalohet, zgjat derisa viktima e bullizmit të dalë me një reagim të caktuar. Ndonjëherë, ai reagim mund të jetë po aq serioz sa vetë ngacmimi.

Problemi i dhunës së bashkëmoshatarëve është i kahershëm dhe veçanërisht aktual, pas vrasjes së djeshme të disa personave në një shkollë në Serbi dhe informimit në opinion se vetë vrasësi i mitur ka qenë më parë viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve. /shenja

Related posts

Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë

Irfan Jahiu

Erdoğan: Zgjedhjet e 14 majit, manifestim i demokracisë ku mbrojmë të ardhmen e vendit tonë – VIDEO

admin

OKB-ja: Mbi 18 milionë kalime kufitare jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus

Muhamet Ramadani