RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Së shpejti do të paguheni për shishet e plastikes, qelqit dhe kanaçet

se-shpejti-do-te-paguheni-per-shishet-e-plastikes,-qelqit-dhe-kanacet

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës sot ka njoftuar se është hapur thirrja për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD).

Ministri, Liburn Aliu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.

“Ky Sistem njëherit është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Related posts

Iran – Të paktën 508 të vrarë gjatë protestave

admin

KFOR-i turk mundëson mësimin e shqipes në Mamushë

admin

Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 33 për qind të Planit kombëtar për zhvillim për gjashtë muaj

RTI