RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk Erdoğan mirëpret kryeministrin shqiptar Edi Rama

presidenti-turk-erdogan-mirepret-kryeministrin-shqiptar-edi-rama

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mirëpriti sot kryeministrin shqiptar Edi Rama në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu.

Erdoğan priti Ramën me një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Kompleksin Presidencial.

Të hënën, Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke tha se në kuadër të vizitës zyrtare, në Ankara do të zhvillohet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën kryesimin e Erdoğanit dhe Ramës.

Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë diskutimeve me Shqipërinë, aleatin e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

Related posts

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza shkon në pothuajse 20.700

Muhamet Ramadani

SHBA do të vendosë në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi! Synimi, të mbrohet Evropa përballë kërcënimeve ruse në rritje

admin

Numri i viktimave në Gaza nga lufta izraelite rritet në 73,333

Hevzi