RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Seanca ndaj 23 policëve kufitarë – publikohen pamje të marrjes së ryshfetit

seanca-ndaj-23-policeve-kufitare-–-publikohen-pamje-te-marrjes-se-ryshfetit

23 policë të Kosovës të angazhuar në pikën kufitare “Qafë Morinë” janë ulur në bankën e të akuzuarve për t’u përballur me akuzat për marrje ryshfeti të ngritura nga Prokuroria Speciale. Aktakuza në këtë rast ishte ngritur në dhjetor të vitit 2023.

Në Gjykatë si provë është paraqitur një video-incizim, ku dy policët e akuzuar shihet duke marrë ryshfet.

Ahmet Kasumaj, Ahmet Shabanaj, Agim Hadërgjonaj, Besim Lokaj, Demë Lokaj, Fatmir Sadiku, Fazli Gjonbalaj, Gani Ahmeti, Gëzim Hoxhaj, Gëzim Shabani, Gëzim Turkaj, Haki Dobraj, Hamëz Puka, Hysen Hasani, Isa Dobraj, Ismet Tahiraj, Lush Himaj, Mërgim Bekaj, Rasim Tolaj, Skënder Meta, Xhemë Hadërgjonaj, Xhevdet Haklaj dhe Valon Hoxhaj, janë policët kufitar të cilët po akuzohen për marrje ryshfeti në këtë rast.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, në pikën kufitare ‘Qafë Morinë’, të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë, zyrtarë policor, në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke pranuar ryshfet nga qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Këto veprime Prokuroria pretendon të jenë kryer në periudhën kohore nga muaji gusht i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022.

Related posts

Europol shkatërron kartelin ballkanik të transportit të kokainës nga Amerika Latine, 40 persona të arrestuar! “Kokat” drejtonin nga Dubai dhe Turqia

admin

“Korrupsioni në nivelet e larta politike pengesa kryesore”- Kongresi i SHBA: Rritje e investimeve amerikane, ulja e varësisë nga energjia ruse dhe krijimi i liderëve të rinj

admin

Trump: Putin dëshiron marrëveshje për Ukrainën, “mund të ndodhë” takim trepalësh

Muhamet Ramadani