RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

seanca-per-naften-deshton,-rezoluta-e-ldk-se-nuk-u-hodh-fare-ne-votim

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimet e naftës, rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk arriti as të hyjë në procedurë votimi.

Dokumenti, i mbështetur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parashihte uljen e akcizës dhe TVSh-së për karburantet, si dhe subvencionimin e çmimeve për sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë, përfshirë bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Seanca u zhvillua në kushte të tensionuara, me vetëm 27 deputetë të pranishëm dhe debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës. Lëvizja Vetëvendosje në pushtet e arsyetoi mosmbështetjen e rezolutës duke argumentuar se ulja e akcizës do të kishte ndikim të vogël për qytetarët, por do të krijonte humbje të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

Related posts

Hezbollah shënjestron sistemin izraelit të mbikëqyrjes pranë kufirit me Libanin

admin

Një vit pas sulmit në Banjskë/ Provokojnë serbët, ndezin qirinj në vendin ku u vranë terroristët

admin

Muaji i Ramazanit fillon të enjten, ky është orari i agjërimit në Kosovë

Muhamet Ramadani