Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin bëri vlerësime për çështjen e Gazës në një bisedë telefonike që zhvilloi me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) thuhet se Austin dhe Gallant në bisedë diskutuan mbi çështjet për sulmet e Izraelit në Khan Younis në jug të Gazës dhe “lirimin e pengjeve”.
Gjatë bisedës, Austin tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e garantimit të sigurisë së civilëve në lidhje me planin e sulmit të Izraelit kundër qytetit Rafah ku janë strehuar më shumë se 1 milion njerëz.
Austin potencoi nevojën për përmirësimin e procesit në çështjen e “parandalimit të konflikteve” me grupet e ndihmës humanitare dhe për sigurimin që më shumë ndihma të arrijnë tek civilët palestinezë.
Dy ministrat gjithashtu diskutuan përpjekjet që vazhdojnë për lirimin e pengjeve të mbajtur nga Hamasi.