RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënon sulmin terrorist në Stamboll

sekretari-i-pergjithshem-i-okb-se-denon-sulmin-terrorist-ne-stamboll

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka dënuar në mënyrë të fuqishme sulmin terrorist me bombë në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres ka shprehur ngushëllimet e tij për qeverinë turke dhe familjet dhe të afërmit e atyre që kanë humbur jetën në sulm.

Duke e dënuar sulmin në mënyrë të fuqishme, Guterres ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Në sulmin terrorist të ndodhur dje në rrugën İstiklal të rrethit Beyoğlu në Stamboll, humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 81 të tjerë.

Related posts

Buxheti i Izraelit në deficit prej 21 miliardë dollarësh për shkak të luftës në Gaza

admin

Raportuesja e OKB-së u bën thirrje vendeve të botës të ndalojnë mbështetjen për krimet izraelite

Hevzi

BE i thotë lamtumirë qymyrit, 45% e energjisë nga era dhe dielli deri në 2030

admin