RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Sekuestrohen barna në vlerë deri në 10 mijë euro, dogana jep detaje rreth aksionit të sotëm në Pejë e Gjakovë

sekuestrohen-barna-ne-vlere-deri-ne-10-mije-euro,-dogana-jep-detaje-rreth-aksionit-te-sotem-ne-peje-e-gjakove

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës dhe Gjakovës, Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, ka realizuar një operacion të përbashkët kontrolli ndaj disa barnatoreve, për të cilat kishte dyshime të bazuara për posedim dhe tregtim të barnave të kontrabanduara.

Në kuadër të aksionit, janë angazhuar shtatë njësi operative, prej të cilave:

një njësi ka kryer kontrolle në territorin e Gjakovës;

gjashtë njësi të tjera kanë realizuar kontrolle në territorin e Pejës.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kontrolleve të realizuara në disa lokacione, janë evidentuar parregullsi lidhur me posedimin e medikamenteve pa dokumentacion përkatës dhe pa banderolla fiskale, ndërsa në disa lokacione të tjera nuk janë konstatuar shkelje.

Si rezultat i këtij aksioni, janë sekuestruar gjithsej 988 pako medikamente, për të cilat vlera e përafërt vlerësohet të jetë rreth 10,000.00 euro.

Aksioni është zhvilluar në përputhje të plotë me procedurat standarde operative dhe paraqet një tjetër angazhim konkret të Doganës së Kosovës dhe institucioneve partnere në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Related posts

Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas kontrollit në zyrat e platformës X

admin

Si ndikon gjumi i natës tek presioni i gjakut dhe kolesteroli

admin

“Gjysmë viti ferr”- Protestuesit marshojnë në Izrael në prag të 6-mujorit të luftës me Hamasit, thirrje për zgjedhje të menjëhershme dhe lirim të pengjeve

admin