RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sekuestrohen edhe 20 pajisje të paligjshme të kriptovalutave në veri të Kosovës

sekuestrohen-edhe-20-pajisje-te-paligjshme-te-kriptovalutave-ne-veri-te-kosoves

Ballina
Të Fundit
Ukraina
Moti
Jobs
Real Estate
Deals
Edicioni:
Kërko lajme
Deals

Real Estate

Jobs

Moti

Marketing
Ballina
Të Fundit
Në Trend
Ukraina
Për ne
Na Kontaktoni
Arkiva
Prokurimi i hapur
Reklamo në Telegrafi
Shkarkoje aplikacionin:

IOS APP
Android APP
Lajme
Kronika e Zezë
Sekuestrohen edhe 20 pajisje të paligjshme të kriptovalutave në veri të Kosovës
Sekuestrohen edhe 20 pajisje të paligjshme të kriptovalutave në veri të Kosovës
Para 1 ore
Policia ka sekuestruar edhe 20 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në veri të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli duke shtuar se këto dhe zhvillime në këtë pjesë të vendit nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike.

“Një tjetër aktivitet i paligjshëm i kripto-minierave u ndalua sot nga Policia e Kosovës. Sekuestrohen 20 pajisje. Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqesin disa. Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka njoftuar Rizvanolli në Twitter.

Po ashtu, gjatë ditës së premte janë sekuestruar 174 pajisje të paligjshme për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok.

Reklama

Në janar të vitit 2022, Qeveria e Kosovës mori vendim që të anulojë veprimtarinë e prodhimit të kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente të energjisë në të cilën ndodhej vendi.

Edhe më herët, zyrtarët policorë kishin kryer aksione të ngjashme në rajone të ndryshme të Kosovës, duke konfiskuar pajisje për kriptovaluta

Related posts

Siria proteston në OKB kundër vendimit të Kolumbisë për njohjen e “sovranitetit izraelit” mbi Golanin

admin

Joe Biden shpall rregulloren më të rreptë mbi emetimet e gazrave nga automjetet për të përshpejtuar kalimin e industrisë së automobilave drejt makinave elektrike

admin

Çelik: Masakrat gjatë luftës në Bosnjë nuk do të kishin ndodhur nëse atëherë do të ishte Turqia e sotme

Muhamet Ramadani