RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sekuestrohen rreth 7 mijë euro të falsifikuara brenda 24 orëve

sekuestrohen-rreth-7-mije-euro-te-falsifikuara-brenda-24-oreve

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka sekuestruar monedha false prej dy euro në Graçanicë dhe në Fushë Kosovë, në vlerë rreth 7 mijë euro.

Policia bën të ditur se në fshatin Preoc të Graçanicës dy zyrtare të një banke kanë raportuar se kohët e fundit nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, në vlerë 6,590 euro.

“Preoc, Graqanicë 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2 euro në vlerë 6,590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Po ashtu referuar raportit të Policisë në Fushë Kosovë, zyrtarja e një banke ka raportuar se klient të ndryshëm nga data 11.12.2023 deri më 27.12.2023 kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë dy euro.

“Te-Rrethi, Fushë Kosovë. 11.12.2023. Më 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Related posts

Nga “Pistoleta buzëkuq” te “Ombrella bullgare”, armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

admin

Konjufca i fton deputetët ta tejkalojnë përleshjen e të vazhdojnë Seancën Plenare

rezart morina

Kurti refuzoi takimin me Vuçiç në Beograd, opozita: Kryeministri po luan me standarde të dyfishta

admin