Senati i Francës miratoi mocionin që synon të ndalojë importin e produkteve që kanë burimin nga puna e detyruar e ujgurëve, transmeton Anadolu.
Në senatin francez u diskutua propozimi i cili synon ndalimin e importit të produkteve që vijnë nga puna e detyruar e ujgurëve.
Mocioni u miratua me 144 vota “pro” ndërsa disa senatorë abstenuan. Në propozimin i cili nuk është detyrues, thuhet se politikat e dhunës sistematike të Kinës kundër ujgurëve mbartin cilësinë e “gjenocidit”.
Në kuadër të propozimit, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian i kërkohet që të zhvillojnë një “mjet tregtar” për ndalimin e importit të produkteve që prodhohen me burim nga puna e detyruar në Rajonin Autonom ujgur Xinjiang të Kinës.