RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senatori amerikan bën thirrje për “armëpushim pa afat” në Gaza

senatori-amerikan-ben-thirrje-per-“armepushim-pa-afat”-ne-gaza

Senatori demokrat në SHBA, Peter Welch bëri thirrje për “armëpushim pa afat” në Gaza “për të parandaluar humbjen e më shumë civilëve”, transmeton Anadolu.

Përmes një deklarate me shkrim, Welch tha se mbështet “të drejtën për vetëmbrojtje” të Izraelit por që kjo “nuk duhet të bëhet në mënyrën duke shkaktuar humbje të mëdha civile dhe shkatërrim në përmasa të mëdha të infrastrukturave civile në Gaza”.

“Ky bombardim vetëm do të nxisë më shumë armiq kundër Izraelit dhe SHBA-së”, tha Welch i cili shtoi se “Për këtë arsye armëpushimi duhet të zgjatet pa afat”.

Duke tërhequr vëmendjen mbi vrasjen me goditje me thikë të një 6-vjeçari me origjinë palestineze, goditjen e 3 studentëve me origjinë palestineze si dhe rritjen e antisemitizmit në SHBA, Welch tha: “Efekti i konfliktit në Lindjen e Mesme shkaktoi jehonë në të gjithë botën dhe ne këtu i kemi parë efektet e tij në formën anti-muslimane dhe antisemitizmit”.

“Ky cikël frike, frikësimi dhe dhune duhet të marrë fund. SHBA-ja nuk mund të injorojë rifillimin e bombardimeve të cilat kanë shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e kaq shumë civilëve”, potencoi Welch.

Related posts

Gjenden dokumente sekrete të cilat gruaja e kancelarit gjerman i hodhi në kosh plehrash

admin

SHBA mbështet Turqinë në presionin që i bën Rusisë për t’iu ribashkuar Marrëveshjes së Drithërave të Detit të Zi

admin

Sveçla: Vizita në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye shpjegim

admin