Senatorja indigjene australiane, Lidia Thorpe, iu referua mbretëreshës si një “kolonizuese” ndërsa ishte duke u betuar në parlamentin e Australisë.
Mbretëresha Elizabeth, tani 96 vjeçe, është gjithashtu kreu i shtetit të Australisë dhe është përshkruar, së bashku me shtetin, si një forcë kolonizuese mbi popullsinë indigjene.
“Unë Lidia Thorpe, betohem solemnisht dhe sinqerisht se do të jem besnike dhe mbaj besnikëri të vërtetë ndaj madhërisë së saj kolonizuese Mbretëreshës Elizabeth II”, tha ajo.
Fjala “kolonizim” nuk është në betimin zyrtar. Presidenti i Senatit ndaloi senatoren e të Gjelbërve dhe i kërkoi asaj të ribënte betimin e besnikërisë. /euronews
Australian Greens Senator Lidia Thorpe was made to retake her oath of office in parliament yesterday after adding the word ‘colonising’ in reference to the Queen.
Click for the latest news from Australia pic.twitter.com/INw1Fz7JUV
— Sky News (@SkyNews) August 2, 2022