RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senatorja australiane e quan mbretëreshën ‘kolonizuese’ gjatë betimit – VIDEO

senatorja-australiane-e-quan-mbretereshen-‘kolonizuese’-gjate-betimit-–-video

Senatorja indigjene australiane, Lidia Thorpe, iu referua mbretëreshës si një “kolonizuese” ndërsa ishte duke u betuar në parlamentin e Australisë.

Mbretëresha Elizabeth, tani 96 vjeçe, është gjithashtu kreu i shtetit të Australisë dhe është përshkruar, së bashku me shtetin, si një forcë kolonizuese mbi popullsinë indigjene.

“Unë Lidia Thorpe, betohem solemnisht dhe sinqerisht se do të jem besnike dhe mbaj besnikëri të vërtetë ndaj madhërisë së saj kolonizuese Mbretëreshës Elizabeth II”, tha ajo.

Fjala “kolonizim” nuk është në betimin zyrtar. Presidenti i Senatit ndaloi senatoren e të Gjelbërve dhe i kërkoi asaj të ribënte betimin e besnikërisë. /euronews

 

Related posts

Mjekët pa Kufij: Ata që mbërrijnë në Tavila nga El-Fasher në Sudan janë në një “situatë shumë të keqe”

Muhamet Ramadani

Profesorët e UP-së s’mund të japin mësim në kolegjet private, ekspertët presin përmirësim të cilësisë

admin

Niset anija e parë nga porti i Odesës që nga prishja e marrëveshjes së grurit

admin