RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senegal: Përmbyset varka me emigrantë, raportohet për 12 viktima

senegal:-permbyset-varka-me-emigrante,-raportohet-per-12-viktima

Të paktën 12 persona humbën jetën kur një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit të mërkurën. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se nga përmbytja e varkës, dymbëdhjetë trupat e pajetë janë gjetur. Konkretisht, anija mbante rreth 100 emigrantë që shpresonin të arrinin në Evropë.

“Ka 32 të mbijetuar. Pjesa tjetër duhet të ketë ikur para se të mbërrinin ekipet e shpëtimit,” tha një zyrtar për AFP-në.

Senegali është një nga pikat kryesore të nisjes për migrantët afrikanë që ndjekin rrugën jashtëzakonisht të rrezikshme të Atlantikut për të arritur në Evropë, kryesisht nëpërmjet Ishujve Kanarie. Në vitet e fundit, mijëra njerëz kanë humbur jetën duke u përpjekur ta bëjnë këtë udhëtim, të ngjeshur në varka të vogla. /dosja

Related posts

SHBA lehtëson sanksionet ndaj naftës së Venezuelës për të rritur furnizimin gjatë luftës me Iranin

Muhamet Ramadani

Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza gjatë 48 orëve të fundit

admin

Dëmtohen disa varre në Obiliq, Policia nis hetimet

RTI