RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Serbët e Kosovës po detyrohen të marrin pjesë në protestën e Vuçiqit”

“serbet-e-kosoves-po-detyrohen-te-marrin-pjese-ne-protesten-e-vuciqit”

Tashmë disa ditë në opinionin serb ka pasur dëshmi dhe vlerësime të shumta për organizimin e punëtorëve nëpër institucione, pensionistëve dhe kategorive sociale që të shkojnë në të ashtuquajturin “tubim të shpresës”, të organizuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq më 26 maj.

Sipas këtyre raportimeve, janë duke u përpiluar listat dhe protesta interpretohet si “kundër protestë”, ndërsa përkujtohet se ky lloj i “organizimit” është parë edhe më herët nëpër të ashtuquajturat protesta të Millosheviqit në vitet e 1990-ta.

Gjithashtu, ditët e fundit ka pasur shumë dëshmi për detyrimin e punëtorëve për të shkuar në këtë udhëtim.

Dëshmitë për detyrim ose pagesë për shkuarje me një sandviç, lëng apo edhe para, përveç rrjeteve sociale, mund të lexohen dhe dëgjohen në media që nuk janë nën kontrollin e regjimit aktual në Beograd.

Mediet serbe shkruajnë se me ditë të tëra po vijnë dëshmitë për përpilimin e listave të njerëzve nëpër vendbanime me shumicë serbe të cilët janë të detyruar të shkojnë në këtë protestë.

Po ashtu, sipas kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq këta qytetarë serbë të Kosovës po nxitën nga politikanët që veprojnë në veri të vendit.

“Ata udhëhiqen nga Aleksandar Spiriq, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq. Të gjithë autobusët janë rezervuar për t’i transportuar ata. Kjo është vetëm një maskim për të shkuar në këmbë”, shkruan Sandulloviq në Twitter.

Një grup prej 23 të rinjsh janë nisur nga Leposaviqi, 12 prej tyre nga ky vend dhe 11 nga Mitrovica e Veriut. Ata kanë të veshur bluza që shkruajnë “Për Serbinë, për Vuçiqin, serbët nga Kosova”, duke mbajtur pankarta dhe flamuj të Serbisë.

Edhe një grup prej 13 të rinjsh janë nisur nga Anamorava. Ata mbajnë pankarta “Serbët për Kosovën, për Vuçiqin”.

Related posts

Mbi 300 punëtorë largohen vullnetarisht nga Telekomi

admin

Turqia shpenzoi 2,27 miliardë dollarë për Kërkim dhe Zhvillim në vitin 2021 Mbështetja indirekte

admin

Osmani i reagon ashpër Borrellit, ia përmend 15 marrëveshjet e Brukselit që ka shkelur Serbia

admin