RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët lokalë mblidhen para komunës në Leposaviq

serbet-lokale-mblidhen-para-komunes-ne-leposaviq

Grupe qytetarësh serbë janë mbledhur sot para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi, raporton REL.

Gjithë kjo erdhi pas përplasjeve të serbëve lokalë me Policinë e Kosovës, të cilët hynë me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.

Përleshjet që shpërthyen midis protestuesve serbë dhe policisë bënë që Serbia të ngrejë gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti veprimet e policisë, duke thënë se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

Related posts

Kosova i vetmi vend ku nuk paguhet shfrytëzimi i autostradave

RTI

Macron përdori përgjigjen e ChatGPT për të argumentuar mendimin e tij

admin

Kurti e Vuçiq pritet të takohen në tetor

admin