RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët protestojnë në afërsi të Urës së Ibrit

serbet-protestojne-ne-afersi-te-ures-se-ibrit

Një grup i qytetarëve kanë nisur të protestojë sot në afërsi të Urë së Ibrit.

Në protestë shihen qindra pjesëmarrës, derisa të pranishëm janë parë edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq dhe ish-deputeti Slavko Simiq.

Sipas mediave në Serbi, në protestë do të kërkohet moshapja e Urës së Ibrit, të cilën po e kërkon Qeveria e Kosovës e derisa veprimi i njëjtë është kundërshtuar nga ndërkombëtarët.

Protesta është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, i cili ka thënë se ajo pritet të jetë e qetë.

“Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësin publike”, tha Elshani.

Related posts

Njeriu i Trump-it që erdhi në Tiranë, më keq se Adrian Hila

Kushtrim Guraj

Qindra mijëra persona në Bangladesh dhe Mianmar do të evakuohen për shkak të ciklonit

Muhamet Ramadani

“Ne e dimë rrezikun”- Presidentja e KE: Nuk përjashtohet mundësia e ndalimit të TikTok-ut në BE

admin