RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia arreston e më pas liron ish-policin e Kosovës, MPJD kërkon të shmanget kalimi nëpër këtë shtet

serbia-arreston-e-me-pas-liron-ish-policin-e-kosoves,-mpjd-kerkon-te-shmanget-kalimi-neper-kete-shtet

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmon se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Nexhat Pireva, shtetas i Republikës së Kosovës nga Kamenica dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës për rreth 14 vite, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Ai po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre.

“Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, z. Pireva është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, raporton IndeksOnline.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve.

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të siguruar mbrojtjen e tyre

Related posts

Mbreti Charles u përball me protesta për shkak të lidhjeve të vëllait të tij me Epsteinin

RTI

Më shumë se 35 mijë persona të vrarë në Gaza, Blinken: Në sulmet e Izraelit ka më shumë viktima civile sesa terroristë

admin

Gjermania paralajmëron Kosovën: Rrezikoni të përjashtoheni nga…

admin