RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia hap konkurs për punësime në institucionet paralele serbe në Kosovë

serbia-hap-konkurs-per-punesime-ne-institucionet-paralele-serbe-ne-kosove

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende pune në institucione paralele serbe në Kosovë. Në njoftim Ministria tha se shpalli konkurs për “300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore serbe në Kosovë dhe M.”.

Ministria po ashtu ka bërë të ditur se është në proces edhe një konkurs për “50 vende pune në institucionet shëndetësore në Kosovë dhe M.”, që u hap më 22 dhjetor të këtij viti.

“Në këtë mënyrë, do të hapen 350 vende të reja pune në sistemin shëndetësor serb në Kosovë dhe M., që do të thotë jetë për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit tonë në ato pjesë. Punësimet e reja do të përmirësojnë më tej nivelin e kujdesit shëndetësor në komunitetet serbe në Kosovë dhe M., gjë që tregon kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq për popullin e vet në Kosovë dhe M.”, thuhet në njoftimin që është publikuar nga Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Po ashtu u tha se në gjysmën e dytë të janarit, 700 veta, personel mjekësor dhe jomjekësor, do të punësohen pas një konkursi që u zhvillua më parë.

“Duke njohur nevojën për punësim shtesë dhe modernizim të kujdesit shëndetësor në Kosovë e M., si dhe forcimin e institucioneve serbe të kujdesit shëndetësor në Kosovë dhe M., gjatë tri vjetëve të fundit, më shumë se 1500 persona janë punësuar tashmë në kujdesin shëndetësor në Kosovë e M.”, thuhet në njoftim.

Edhe në prag të zgjedhjeve lokale në tetor, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi punësimin e 400 serbëve në institucionet paralele të shëndetësisë në Kosovë.

Related posts

Erdogan akuzon Perëndimin: Po mbështet planet izraelite për të sulmuar Libanin dhe për të përhapur luftën rajonale

admin

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë bën thirrje për ndihmë urgjente ndaj Indonezisë

admin

Trupat italiane me mjete të rënda patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi

admin