Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar të shtunën se një kosovar është arrestuar në Merdar nën dyshimin “për krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.
Sipas komunikatës së MPB-së serbe bëhet fjalë për Tefik Mustafën.
Në komunikatë, thuhet se “si pjesëtar i UÇK-së, në deklaratat e dëshmitarëve është përmendur si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.
“Personi është dorëzuar te Zyra e Prokurorit për Krime Lufte”, ka thënë Daçiqi.