RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbia vazhdon t’i mbajë lidhjet me Rusinë, Daçiqi takohet me Lavrovin

serbia-vazhdon-t’i-mbaje-lidhjet-me-rusine,-daciqi-takohet-me-lavrovin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.

Gjatë takimit, Daçiq e Lavrov folën për marrëdhëniet mes Serbisë e Rusisë, por edhe për sfidat e tjera.

“Ministri i Jashtëm Daçiq shprehu mirënjohjen për qëndrimin e Rusisë dhe mbështetjen parimore për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme serbe, transmeton Klankosova.

Kujtojmë se Serbia është një nga shtetet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë pas invazionit të paprovokuar ndaj Ukrainës.

Related posts

Kreu i Diyanetit Erbaş, dënon dhënien e lejes për djegien e Kuranit në Suedi

admin

Osmani kërkon ndihmën e vendeve islame

admin

Ushtria izraelite arreston 21 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

RTI