RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sërish shfaqen simbolet e agresionit rus në Kosovë

serish-shfaqen-simbolet-e-agresionit-rus-ne-kosove

Shkronja “Z” që simbolizon agresion rus mbi Ukrainën, është shfaqur sërish në tokën e Kosovës.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu përmes një postimi në Facebook thotë se kësaj radhe simbolet e agresionit rus janë paraqitur në një majë në Grabovc, afër Zveçanit.

Ai thotë se tashmë për këto mbishkrime përgjegjësinë e ka marrë e ashtuquajtura “Severna Brigada”.

“Simboli i agresionit rus në Ukrainë dhe flamuri i Serbisë janë vendosur sot në një majë në Grabovc, afër Zveçanit.Ata që kanë marrë përgjegjësinë e këtij akti provokativ është e ashtuquajtura “Severna Brigada”, e udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, njeriu kryesor i Aleksandar Vuçiqit në Kosovë”, ka shkruar Musliu.

Edhe në të kaluarën në disa ndërtesa në Mitrovicën e Veriut në Kosovë janë vizatur simbole të ushtrisë ruse që përdoren në luftën në Ukrainë.

Shkronja “Z” është shfaqur në ndërtesa publike dhe sheshe.

Në Rusi, shkronja ‘Z’ përdoret si simbol i pushtimit ushtarak. Ukraina u ka bërë thirrje shteteve që të dënojnë penalisht përdorimin e simbolit ‘Z’, i cili konsiderohet si mbështetje për ushtrinë ruse.

Në Gjermani disa lande kanë ndaluar përdorimin e kësaj germe duke parashikuar dhe dënime për ata që e përdorin.

Related posts

Nga ish-presidenti Clinton te Michael Jackson, kush janë anëtarët e familjes mbretërore, politikanët, muzikantë dhe aktorët në fotot e dosjet së Jeffrey Epstein

admin

Zgjedhjet në Turqi, ministri i Brendshëm: Biden po përgatit grusht shteti! – VIDEO

admin

Gjuriq: Lidhshmëria, fokusi kryesor i kryesimit serb të Nismës së Evropës Qendrore

Muhamet Ramadani