RTV AHIRETI
Shëndetësi

Sezoni i gripit; Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara, pa përdorur asnjë ilaç

Rritja drastike e temperaturave ka bërë që virozat e verës të jenë tani më të pranishme se kurrë! Një nga simptomat më të shpeshta dhe njëkohësisht më të bezdisshme janë hundët e zëna. Ti mezi merr frymë, nuk shijon asgjë dhe ndihesh gjatë gjithë kohës e pafuqishme për të shpëtuar nga bllokimi i tyre.

Ka diçka që mund të bësh, pa përdorur asnjë spray apo ilaç hundësh! Fillojmë?

Truku i parë është përkulja e kokës mbrapa, mbajtja e hundëve dhe e frymës, kështu:

Mbaje frymën sa më shumë të mundesh dhe kur të nisësh të marrësh frymë prapë, sinuset do të jenë pastruar. Siç duket kjo funksionon, sepse truri juaj shkon në mbijetesë kur kupton që nuk po merrni mjaftueshëm oksigjen dhe pastron sinuset.

Opsioni i dytë është pak më i ndërlikuar, por sërish bëhet lehtësisht edhe nga zyra.

Vendosni fort gjuhën në tavanin e gojës. Pasi të keni bërë këtë, bjerini vazhdimisht me dy gishta zonës mes vetullave dhe hundës. Përsëriteni të njëjtën sekuencë sërish dhe sërish për rreth 20 sekonda.

Kaq ishte! Mund ta bëni gjumin rehat!

Related posts

Mos i ndani nga tryeza! E konfirmuar nga shkenca, 2 ushqimet kyçe që parandalojnë mpiksjen e gjakut

admin

Diabetikët nuk duhet t’i hedhin farat e shalqirit, kjo është arsyeja

admin

Sëmundjet e zemrës/ Mjekja kardiologe zbulon pse meshkujt janë më të rrezikuar dhe çfarë i mbron femrat

Muhamet Ramadani