Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bashkë me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja kanë vizituar sot shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.
Sfeçla në një status të Facebook ka shkruar se ka kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë.
Postimi I plotë I Sfeçles:
Sot së bashku me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja vizitova shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.
Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova Policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast.
Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis.